Qëlloi me armë në ajër dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim
Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, ku ai qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, dhe u largua nga vendngjarja.
Shërbimet e DVP Durrës, ndaluan shtetasin A. V., 33 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
“Ky shtetas dyshohet se më datë 02.07.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, njofton policia.