Qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë konfliktit, arrestohet 33 vjeçari në Dibër

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pas qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit.

L.H., 33 vjeç banues në Peshkopi donte të merrte me qira një ambjent dhe u konfliktua me kushërinjtë e pronarit të amjentit.

Dy kushurinjtë janë kanosur me armë zjarri nga L.H., dhe më pas shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për t’u mos përshkallëzuar konflikti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi L.H u shoqërua në komisariat dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i Policisë:

Dibër

U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qera dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri.
Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër.

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.
Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?