Qëllojnë mbi një lokal plot me njërëz për të vrarë një kundërshtar
Vetëm ky fillimviti ka shumë të vrarë dhe të plagosur nga krimi. Sot ka ndodhur një ngjarje e rrezikshme në një lokal plot me njërëz. Zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën e Kavajës, pranë 21-dhjetorit. Mësohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar disa herë drejt një personi të ulur në një lokal të zonës. Në makinë janë parë dy të rinj ndërsa janë dëgjuar 7-8 të shtëna.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se askush nuk është lënduar nga plumbat, përveç një personi që e kanë goditur xhamat e thyer. Klientët janë përfshirë nga paniku pasi ngjarja ndodhi rreth orës 17.30 kur zona është mjaft e populluar. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka sekuestruar disa gëzhoja pistolete.
Por kjo është absurde, pasi po rritet një brez që nuk shkon në shkollë ose i blejnë diplomat, nuk kanë formim kulturor e as prinderor, nuk kanë punë dhe kthehen në kontigjente të krimit. Të qëllosh me pistoletë në mes të Tiranës mbi një vend të mbushur plot me njërëz kjo është pak ta quash kriminale, por edhe çmenduri. Kryeqyteti po kthehet në vend larje hesapesh mes bandave kriminale, porse kjo rrit pasigurinë në Tiranë. Rendi publik po çalon.