Qëllon gruan me lopatë në kokë dhe më pas vret veten

Janë zbardhur detaje të tjera nga plagosja dhe vetëvrasja në Lushnje, e ndodhur ditën e djeshme. Mësohet se 63­vjeçarja Rrënja Elezi ka thënë për bluzat e bardha dhe familjarët e saj se bashkë me bashkëshortin kanë qenë duke punuar tokën kur ka ndodhur ngjarja, raporton “News 24”.

Ajo ka rrëfyer se burri i kishte thënë se nuk po e punonte mirë tokën dhe më pas e ka goditur me lopatë dhe ajo ka rënë pa ndjenja.

“Ishim duke punuar tokën, më goditi me bel në kokë. Rashë në tokë dhe nuk mbaj mend asgjë. Më goditi pasi më tha se ‘nuk po punon si duhet’”, ka thënë e plagosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa e motra e saj Vathe Lleshi ka pohuar dhe Rrënja është në gjendje të rëndë. Dy bashkëshortët Elezi jetonin vetëm në fshatin Kryekuq pasi fëmijët i kishin në emigracion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?