Qëllon me breshëri mbi makinë, laçiani arrestohet pas një viti
Një 31 vjeçar është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.
Flitet për ngjarjen e ndodhur më 23.12.2015, në Laç, kur sipas policisë, Zef Lleshaj “ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.R. duke qëlluar drejt mjetit me të cilin po lëvizte”
Arrestimi i 31 vjeçarit banues i Laçit u njoftua sot ( 19 tetor 2016) pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin , me vendimin datë 15.10.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje ” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 -22 dhe 278 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

