Qëllonte në ajër duke krijuar panik te banorët, arrestohet 23-vjeçari në Pukë
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër duke krijuar panik tek banorët.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gojan i Madh në Pukë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ai kishte kryer qitje në ajër.
”Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë. Ky shtetas kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën 23-vjeçari kishte kryer qitje në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.