Qëlluan Kryeministrinë dhe dogjën bunkerin, në gjyq 9 protestues të PD

Demonstrues të Partisë Demokratike që shkatërruan bunkerin pas Ministrisë së Brendshme do të përgjigjen në gjyq për veprimet e tyre. Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjyq me cilësinë e të pandehurve 9 demonstrues të protestës së 8 dhjetorit 2015 në Tiranë.

Drini Zaimaj, Nexhemedin Shehu, Artan Kaçi, Besim Vladi, Ylli Muça, Ervis Koci, Aurel Filaj, Xhuljan Çala dhe Suzana Dimushi kanë konsumuar veprat penale të “shkatërrimit të pronës” dhe “prishjes së qetësisë publike”.

Sipas prokurorisë këto 9 persona kanë thyer e shkatërruar dritaret e institucioneve dhe bunkerin e ndërtuar në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Për këtë fakt, ata do të përgjegjen penalisht para gjykatës. Shumë të tjerë që u perfshinë në këtë ngjarje nuk u hetuan, pasi prokurorët e kanë pasur të pamundur identifikimin. Kundër protestës së Partisë Demokratike në 8 dhjetor doli edhe Bashkia e Tiranës. Për “ndëshkimin” e organizatorëve u sajua një gjobë mbi 160 milion lekë, që më pas rezultoi e falsifikuar nga zyrtarët e lartë të Bashkisë. Për këtë rast, prokuroria nuk i çoi hetimet deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?