Qëlluan me armë për ditëlindjen e shefes, pezullohen 4 policë në Lezhë

Katër punonjës policie të forcave të posaçme “Shqiponja” në Lezhë janë pezulluzr nga detyra.

Sipas News24, të pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P.; Xh. N.; A. SH. dhe R. M.

Bëhet me dije se pezullimi i policëve ka ardhur si pasojë e një videjo të shpërndarë në rrjetë, ku dukeshin që ishin duke qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Bëhet me dije se një veprim i tillë ka ndodhur pasi policët po festonin ditëlindjen e shefes.

Për të katërt punonjësit e policisë kanë nisur procedimet penale nga SHÇBA. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

SHKARKO APP