Qendra e re shëndetësore në Gostimë, Manastirliu: Standard i ri shërbimi për 13 mijë banorë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, inspektuan mesditën e sotme qendrën e re shëndetësore të Gostimës në bashkinë e Cërrikut.
”Është një premtim i mbajtur rehabilitimi i qendrës shëndetësore Gostimë, një qendër që i shërben 13 mijë banorëve. Vetëm gjatë 2018-2019 rehabilituam 180 qendra shëndetësore dhe ka rëndësi të thuhet që janë me të njëjtin standard, në qytet dhe në fshat. Ne planifikojmë këtë vit rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara dhe vijojmë këtë vit edhe me qendrën shëndetësore 24 orëshe të Cërrikut, Belshit etj”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist dhe drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vlerësoi investimin e qeverisë për kujdesin parësor. ”Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore të Gostimës ishte i domosdoshëm për shkak të kushteve, numrit të madh të banorëve, por edhe faktit që kjo qendër ndodhet në kryqëzim rrugësh dhe u shërben edhe kalimtarëve”.

Me programin e 300 qendrave shëndetësore që përmbyllet këtë vit me rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, jo vetëm është garantuar përmirësimi i kushteve të punës falë rehabilitimit infrastrukturor dhe pajisjeve të reja, por edhe është ndërtuar një model i standardizuar dhe i unifikuar i qendrave shëndetësore qoftë në zona urbane ashtu dhe në ato rurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?