Qendra për Ndihmë, Zhvillim dhe Integrim dhurata për fëmijët në nevojë
Në kuadër të festive të fundit vitit, Qendra për Ndihmë, Zhvillim dhe Integrim nën moton “Shto një buzëqeshje në tryezën e fundvitit” ka dhuruar shportën e ushqimeve bazike për familjet që janë nën nivelin e jetesës.
Përgjatë gjithë kësaj jave kjo qendër së bashku me vullnetarët e saj kanë bërë të mundur mbledhjen e produkteve ushqimore nga qytetarët në një prej marketeve të njohur në Tiranë. Në këtë mënyrë kjo qëndër është munduar të ndërgjegjësojë edhe opinionin publik për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Drejtorja Ekzekutive e kësaj qendre znj. Edlira Çeliku tha se përgjithësisht kjo qendër do të vazhdojë këtë iniciativë, kryesisht në zonën e Kombinatit dhe Porcelanit ku niveli i jetesës është shumë i ulët.
Qendra për Ndihmë, Zhvillim DHE Integrim synon të ndihmojë individin, të zhvillojë komunitetin si dhe të integrojë shoqërinë.

