Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtje e Medias së Re: Mbyllja e medias është rreziku më i madh që i kanoset një shoqërie

Përmes një deklarate, “Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtje e Medias së Re” dënoi ashpër vendimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH dhe entit rregullues të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të gjobitur dy herë dhe urdhëruar mbylljen e televizionit Ora News për shkelje të kufizimeve të imponuara nga qeveria bazuar në të ashtuquajturin Akti Normativ nr. 3 për menaxhimin e situatës së pandemisë.

Deklarata e plotë

“Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtje e Medias së Re”, dënon ashpër vendimin e Inspektoriatit Shtetëror ISHSH dhe entit rregullues të Autoritetit të Mediave Audiovizive ( AMA ) për të gjobitur dy herë dhe urdhëruar mbylljen e televizionit Ora News për shkelje të kufizimeve të imponuara nga qeveria bazuar në të ashtuquajturin Akti Normativ nr. 3 për menaxhimin e situatës së pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kërkesë e tillë është jo vetëm e pajustifikuar, por cenon rënë dhe parimet themelore të Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksojmë se veprimtaria e një media, është së pari një mision i shenjtë në shërbim të informimit të opinionit publik.

Ndaj në këtë kontekst, pavarësisht justifikimit të autoriteteve lidhur me pandeminë COVID-19, në asnjë rast nuk justifikohet goditja e një televizioni i cili ka mbajtur një qëndrim në jo pak raste kritik ndaj mazhorancës aktuale.

Media ka për detyrë që të informojë me saktësi opinionin  dhe të jetë zëri i qytetarëve. Nuk mundet kurrsesi një autoritet që të përligjë gjobat dhe mbylljen e veprimtarisë së një televizioni me justifikimin për të shmangur një rrezik.

Përkundrazi, mbyllja e një media është rreziku më i madh që i kanoset një shoqërie, aq më tepër në një vend si i yni kur vetëm 30 vite më parë u nda nga një sistem që ndalonte pluralizmin dhe fjalën e lirë.

Kjo nismë, bashkë me ato të ndërmarra më herët si paketa anti-shpifje, janë një kambanë alarmi për të gjithë ne si shoqëri për tentativat e vazhdueshme për kufizimin e fjalës së lirë.

I bëjmë thirrje edhe Komisionit Europian në vendin tonë dhe gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë që të reagojnë  sa nuk është vonë, që Shqipëria të vijojë në rrugën e mbrojtjes së parimeve dhe vlerave më të shenjta të demokracisë dhe të botës perëndimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?