Qendra sociale e Bashkisë Tiranë, vizita mjekësore dhe syze falas për personat me vështirësi ekonomike

Qendra multifunksionale “Gonxhe Bojaxhi” vetëm pak ditë nga hapja është kthyer jo vetëm në një strehëz ku personat në vështirësi ekonomike mund të gjejnë mbështetje dhe një vakt të ngrohtë, por edhe një mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre sociale dhe shëndetësore.

Dje ajo ka pritur dhjetra qytetarë me probleme me shikimin të cilët kanë zhvilluar vizita mjekësore dhe kanë përfituar syze falas.

Kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit të Bashkisë Tiranë dhe Misionit Amerikan të Bamirësisë , të cilët i erdhën në ndihmë individëve në vështirësi ekonomike dhe me probleme me shikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doktorë të specializuar në këtë fushë nga SHBA ofruan përvojën dhe dijet e tyre për t’i ardhur në ndihmë dhjetra banorëve të Njësisë 4 dhe 8 që e kishin të vështirë të përballonin kostot e vizitave dhe syzeve optike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bashkinë e Tiranës aktualisht funksionojnë 7 qendra dhe mensa sociale, disa prej tyre të hapura vetëm vitin e fundit, dhe që ofrojnë shërbime të ndryshme për të gjithë banorët në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?