Qendrat për refugjatët do hapen nga 1 gushti, Meloni: Siguria dhe transporti janë përgjegjësi e Italisë. S’do të vijnë gratë shtatëzëna dhe fëmijët

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni sot erdhi në Lezhë, dhe nga vizita në qendrat e mikpritjes në Shëngjin dhe strukturat akomoduese në Gjadër, tha se do të nisin operimin më 1 gusht 2024. Siguria në këto dy zona, por dhe transporti i migrantëve do të jetë përgjegjësi e autoriteteve italiane.

“Ndodhemi këtu në strukturën e Shëngjinit, që do të kryejë funksionin e mikpritjes pas mbërritjes së emigrantëve. Ju e dini shumë mirë numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në brigjet e Italisë dhe të gjitha ato procedura që do të ndiqen që nga momenti i mbërritjes, siç janë identifikimi, gjurmët e gishtave, fotografia…etj dhe më pas do migrantët do të kalojnë në qendrën e Gjadrit”, tha Meloni.

Kryeministrja e Italisë sqaroi se “në Shqipëri s’do të vijnë gratë shtatëzëna, fëmijët, apo persona në moshë të caktuar. Do të jetë një strukturë që do të respektohen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit. Do të kërkohetn 28 ditë maksimumi për të mbyllur procedurat. Do të trajtojë gjithashtu dhe kërkesat për azil”.

“Struktura e Gjadrit do të ketë një funksion tjetër. Aty do të ndalen emigrantët që do të mbërrijnë në Shqipëri dhe do të ketë gjithashtu dhe një zonë, hapësirë, e cila do të mbahen emigrantët e burgosur nëse do të kryejnë vepra penale. Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane dhe të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti 2024”, nënvizoi Meloni.

SHKARKO APP