FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëndresa Qytetare kallëzon në KQZ deputeten e PS, ja shkelja

”Lufta” për 25 prillin ka nisur. Prania e deputetes së PS-së, Elona Gjebrea në shkollën 9-vjeçare ”Abdullah Keta” në Tiranë ka shkaktuar reagim të ashpër nga ana e Qëndresës Qytetare, e cila ka kallëzuar deputeten pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kallëzimi erdhi pas postimit në rrjetin social facebook të fotove nga ana e deputetes Gjebrea, e cila deklaron se u ka premtuar nxënësve se forca politike që ajo përfaqeson do të përmirësojë kushtet e tyre.

Kjo bie ndesh me nenin 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ. Më parë deputeti Ervin Bushati është kallëzuar në KQZ po për të njëjtin veprim si Gjebrea.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?