Qëndrimet e ambasadores Kim për Drejtësinë, Zheji: Janë mesazhe për të majtën dhe të djathtën

Analisti Artur Zheji thotë se deklaratat e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për drejtësinë, janë mesazh edhe për të majtën e të djathtën.

”Deklaratat e Kim, ishin një mesazh 360 gradë. Për politikën, pa e cilësuar si të majtë apo të djathtë. Është në fakt në turpin tonë që ambasadorja amerikane bën detyrat e shtëpisë që jep detyra bazike si në fillore.

Zonja Kim, shumë e durueshme fillon një herë, dy herë. Këto që tha zonja Kim janë gjëra elementare. Jo se zonja Kim do të thotë gjëra elementare. Zonja Kim thotë edhe njëherë që duhet bërë kështu apo ashtu”.

 

SHKARKO APP