“Qeni im nuhat diçka”! Vijojnë kërkimet te hotel “Mira Mare”, drejtuesi i ekipit malazez: Proces shumë i vështirë

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionin në hotelin “Mira Mare”, në Durrës, i cili është shkatërruar plotësisht nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Kërkimet po vijojnë nga ekipet e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas sinjalizimit që dha një prej qenve të stërvitur.

Ka qenë drejtuesi i grupit malazez, që ka thënë se qeni i tij ka nuhatur diçka nën rrënoja. Për këtë arsye, kërkimet vijojnë nën rrënojat e hotelit, ku mund të nxirret një tjetër trup i pajetë.

"Qeni im nuhat diçka"! Vijojnë kërkimet te hotel "Mira Mare", drejtuesi i ekipit malazez: Proces...

“Këtu ka skuadra nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Jemi përpjekur të futemi brenda kësaj ndërtese, pasi nuk kemi saktësisht një informacion nëse ka viktima apo njerëz në ndërtesë. Natën e kaluar qeni im nuhati diçka por nuk e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Megjithatë ne po vijojmë të kërkojmë dhe po përpiqemi të futemi brenda kësaj ndërtese, por ky proces është shumë i vështirë pasi ndërtesa është e gjitha e shkatërruar. Shpresoj shumë qe ta realizojmë këtë”, ka thënë drejtuesi i ekipit malazez të kërkim-shpëtimit.

SHKARKO APP