Qershia e Godoleshit në qendër të zhvillimit bujqësor dhe mbështetjes së re për fermerët në Elbasan

Godoleshi, një nga zonat më të njohura të Njësisë Administrative Labinot-Fushë, vijon të mbetet simbol i kultivimit të qershisë, një prej produkteve më të kërkuara të zonës së Elbasanit. Qershia e Godoleshit njihet për cilësinë dhe shijen karakteristike, ndërsa tregtohet jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë vendit, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm ekonomik për shumë familje të zonës.

Pikërisht për të mbështetur fermerët dhe për të rritur më tej potencialin e prodhimeve vendase, në Godolesh u zhvillua një bashkëbisedim me kultivuesit e qershive dhe fermerët e zonës, ku morën pjesë kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote.

Gjatë takimit u prezantua Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026, një program që synon të lehtësojë fermerët përmes subvencioneve dhe politikave mbështetëse në sektorin bujqësor. Diskutimet u fokusuan te sfidat e fermerëve, zgjerimi i tregjeve dhe rritja e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte prezantimi i “Eko Rural Elbasan” sh.a., si një mundësi e re për fermerët e Bashkisë Elbasan. Kjo nismë synon të ndihmojë në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore vendase, duke krijuar më shumë mundësi për eksport dhe duke i dhënë më shumë vlerë punës së fermerëve dhe produkteve “made in Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?