Qesh o popull, qesh dhe shaj, kjo është drejtësia e vetme

Nga Mentor Kikia/Sot dynjaja po gajaset me sms-të e një idjoti, që shteti, dmth ne me taksat tona, prej më shumë se 20 vjetësh e paguanim për gjykatës dhe qe i kerkonte favore seksuale nje gruaje qe kishte gjyqin e divorcit me te.

Më ngacmoi të shkruaj këto radhë një kolegu im, që tha: Përse i nxjerrin këto sms në pazar, ato janë provë hetimore?

E drejtë thashë, nuk duhej të dilnin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por më duket se ky është gjyqi i vetëm që i bëhet këtij soji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tallja publike me këta njerëz, shfryrja e mllefit dhe urrejtes, është ndëshkimi i vetëm që ata marrin, pasi drejtësia e vërtetë nuk bie asnjëherë mbi ta.

Besoj e keni parë se me sa bujë arrestohen ca personazhe.

Vlojnë njerëzia duke sharë, mallkuar e uruar që të shkojnë në ferr.

Por pas një muaji, pasi dalldia e facebook-ut dhe e medias ka rënë, ata fillojnë e dalin fët e fët nga burgu, si pa u ndjerë, pa zhurmë.

Nga një trastë para në Gjykatën e Apelit dhe, ku të kemi parë….

Ndërkohë ka ndodhur skandali i radhës dhe ne kemi punë të tjera. Kështu u lirua pak dite me pare një bandit që rrëmbeu e dhunoi një gazetar sportiv, ca gra që rrihnin fëmijet në jetimoren e Shkodrës, ca mjekë që u vdiq fëmija duke i hequr bajamet, ca drejtorë të rrugëve që refuzonin të zbatonin vendimin e gjykatës për të mbyllur parmakët e austostradës, ku vritesin njerëz në aksidente…

Ndaj gajasuni njerëz, qeshni, shani, shfryni, nxirrni dufin dhe vrerin se kjo është drejtësia e vetme që bëhet mbi këta përversë, hajdutë, kriminele, të korruptuar…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?