Qesharake! Thirrja në polici, Genc Sejko: Shkak postimet e mia në Facebook

Në një lidhje direkte për emisionin “Tempora” në RTV Ora aktivisti dhe mjeshtri i memeve Genc Sejko rrëfeu çfarë ndodhi me të gjatë paraqitjes së sotme në Policinë e Shtetit.

Sipas Sejkos, arsyeja e thirrjes në komisariat ishin postimet e tij në rrjetet sociale në mbështetje të protestave kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Genc Sejko: “Sot jam paraqitur pranë komisariatit nr.2 në Tiranë. Më bënë disa pyetje si një njeri që kishte dijeni mbi ngjarjet e fundit. Pasi shkova te OPGJ-ja (Oficeri i Policisë Gjyqësore) me bënë disa pyetje, ndër të cilat ishte, më treguan disa postime në Facebook dhe pyetën a janë të tuat? Në ato postime kishte mbështetje për protestën, deklaratë që do merrja pjesë në protestë dhe një tjetër që ftoja njerëzit të merrnin pjesë në protestë. Dhe kur i thashë po këto janë postimet e mia dhe ky është Facebook-u im më thanë se në këto momente je duke inkriminuar veten sepse kjo është një kundravajtje penale për pjesëmarrje në protesta të paligjshme...”

Swiss Digital Desktop Reklama

Adriatik LapajÇfarë ndodhi pas kësaj? Çfarë veprimi bëri OPGJ-ja?

Swiss Digital Mobile Reklama

Genc SejkoMë thanë që ndoshta është më mirë për të ty të flasësh me një avokat.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?