Po gatuhet/Qeveri e re Rama-Basha, pas Qeverisë “RAMA 3”

Edi Rama mori dekret për kryeministër. Do dekretohen edhe ministrat e propozuar nëqoftëse nuk kthen ndonjërin Presidenti Meta.

Ndërkohë dueli Basha-Berisha do të vazhdojë në bazë, por duket se Berisha edhe nëse mbledh firmat me Referendum partiak për të shkarkuar Lulzim Bashën, nuk do t’ia njohë gjykata. Mazhoranca me ndikimet e saj do ti jap të drejtë Lulzim Bashës.

Pra Lulzim Basha mbetet kryetar i PD.
Berisha mund të marrë diku te 10 deputetë nga grupi parlamentar demokrat dhe do të vazhdojë të denoncojë Qeverinë e re Rama-Basha të fundtetorit të këtij viti.
Ndërkommbëtarët dhe sidomos SHBA janë të interesuar për një bashkëqeverisje PS-PD. Preteksti mbetet se vendi nuk ka stabilitet dhe për t’u integruar në BE.
Një argument i pranueshëm!
Ndërkohë Opozitë e vertetë do mbetet LSI dhe Berisha me deputetët e tij.
Por janë pak, sepse nga 140 deputetë, Opozita do mbetet vetëm me 4 deputetët e LSI dhe 10 deputetët proBerisha.
Natyrisht edhe një deputet mjafton për të nxjerrë të palarat e qeverisë. Por prapë Demokracia do rrudhet edhe me tepër.
Kjo është skema që po gatuhet fshehurazi.
Lulzim Basha do jetë zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Jorida Tabaku ministre Drejtësie. Mundet edhe tre ministri të tjera i merr Basha. Kështu Basha forcohet, pasi ndjekësit e tij do shikojnë interesat e tyre, sepse pushteti është magnet i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama mbetet kryeministër.
Ilir Meta vazhdon president, pra nuk shkarkohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?