Qeveria dhe marrja e borxheve, kërkon ”pavarësinë” nga Kuvendi

Qeveria ”Rama 3”, kërkon të shkëpusë varësinë nga Kuvendi, për të mos i kërkuar më aprovimin sa herë kërkon borxh. Ministria e Financave propozon ndryshime në ligjin për huamarrjen, borxhin dhe garancitë shtetërore. Pas depozitimit në Parlament, projektligji u diskutua të hënën në Komisionin e Ligjeve.

“Kjo dispozitë do të mundësojë thjeshtësimin e mëtejshëm të procedurës së huamarrjes në tregjet ndërkombëtare, në kushtet ku ky proces kërkon reagim me shpejtësi për të përfituar nga oportunitetet që mund të ofrojnë tregjet financiare në momente të caktuara, duke konsideruar që këto tregje paraqiten me zhvillime shumë dinamike dhe që impaktohen nga çdo indikator apo rrethanë e caktuar”.

Argumentet nuk bindën përfaqësuesit e PD-së, madje as përfaqësuesit e mazhorancës të pranishëm në komision. Mbledhja u mbyll pa një vendim, ndërsa kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka kërkoi më shumë qartësi nga Ministria e Financave në drejtim të ndryshimeve të propozuara.

SHKARKO APP