Qeveria e dëshpëruar/Strategjia ndaj kanabisit: Shkollim, strehim dhe falje taksash

Strategjia kundër kanabisit nuk parashikon vetëm goditjen e këtij fenomeni përmes forcës, por ajo përmban edhe një sërë masash ekonomike dhe sociale.

Qeveria do të ndërtojë shtëpitë e fermerëve të varfër si dhe do të paguajë shkollimin e fëmijëve të tyre për të parandaluar kultivimin e drogës. Sipas strategjisë, në Shqipëri është evidentuar një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh tokë, e cila ka rrezik të lartë që të mbillet me hashash.

Për të ulur këtë risk strategjia propozon 14 masa ekonomiko-sociale për trajtimin e banorëve përreth këtyre zonave. Masa e para është ajo e nxitjes së vetëpunësimit për fermerët në zonat me risk. Qeveria do të zgjerojë skemat e financimit për të hapur vende pune në fshat, ndërsa fermerët që nuk mund të angazhohen në programet e vetëpunësimit do të marrin ndihmë ekonomike. Strategjia parashikon shtrirjen e programeve të strehimit edhe në zonat rurale, ku shteti do të ndërtojë vetë shtëpitë e familjeve fermere në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e ndihmës financiare do të shoqërohet edhe me masa që nxisin shkollimin. Fëmijët e familjeve të varfra që jetojnë në zonat e thella do të arsimohen në qendra urbane me shpenzime të shtetit. Paralelisht, tekstet shkollore do të shpërndahen falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në strategji qeveria ka parashikuar edhe një amnisti të pjesshme fiskale, e cila fal taksat e papaguara të tokës në zonat e rrezikuara si dhe do të heqë përfundimisht disa taksa të tjera, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme. 10 për qind e buxhetit për mbështetjen e prodhimit bujqësor do të jepet si financim i drejtpërdrejtë për fermerët e rrezikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?