Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në dorë të shqiptarëve
Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, duket se do të vendosë për fatin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet priten të nisin të martën, dita kur nis sesioni i ri parlamentar.
Mundësinë më të madhe për të krijuar qeverinë e re e ka Zoran Zaev, partia e të cilit fitoi 46 nga 120 vende, vetëm dy më shumë se VMRO DPMNE, e cila fitoi 44.
Partia BDI e Ali Ahmetit duket se është në udhëkryq për të shqyrtuar ofertat që po merr nga dy partitë më të mëdha maqedonase.
Social Demokratët e kërkojnë koalicionin me partinë shqiptare pasi së bashkua do të arrinin një shumicë prej prej 61 vendesh në parlament. VMRO DPMNE në anën tjetër synon të sigurojë jo vetëm mbështetjen e BDI-së por edhe të një partie tjetër për tu bërë mazhorancë.