Qeveria e vetme, “opozita e re” drejt bojkotit të Reformës Zgjedhore

Reforma Zgjedhore mori një kthesë të re pasditen e kësaj të hënë kur bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri doli para mediave dhe njoftoi mosmbajtjen e mbledhjes për shkak të mungesës së opozitës së re. Damian Gjiknuri hodhi dyshimet e para për një bojkot të mundshëm të opozitës parlamentare.

Deputetët e opozitës së re, Ralf Gjoni dhe Myslim Murrizi, tregojnë për TCH se: “Po bëhet çdo gjë fasadë. Kam kërkuar kalendar të veçantë pune. Pa një kalendar të qartë pune ne s’mund të jemi në atë komision. Mendoj që komisioni i reformës ka nevojë për një kalendar të qartë që të prekë dhe sistemin. S’mund të bëhemi pjesë e fasadës mbushëse të mazhorancës. Nuk jam dakord me metodologjinë e punës që po ndiqet. Koha është për veprim”.

Krahas opozitës jashtëparlamentare mazhoranca socialiste pritet të ketë një tjetër shqetësim. Nëse ajo nuk merr parasysh propozimin për prekjen e sistemit, atëherë prania e opozitës parlamentare në komisionin e Reformës Zgjedhore vihet në pikëpyetje edhe për mbledhjen e radhës për të cilën Damian Gjiknuri nuk dha asnjë datë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?