Qeveria firmos vendimin: Punonjësit e administratës nuk do të marrin shpërblime për Vitin e Ri

Qeveria ka vendosur që administrata publike të mos ketë shpërblim për festat e fundvitit, dhe as të organizojë festa me buxhetin e shtetit për institucione të ndryshme.

Në vendimin që u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, thuhet se nga ky vendim përjashtohen punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore”- thuhet në VKM.

Swiss Digital Desktop Reklama

V E N D I M
PËR

Swiss Digital Mobile Reklama

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.

Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.

Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.

2.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?