”Qeveria i ka marrë masat”, Karakaci: Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë
Drejtori i përgjithshëm i energjisë në Ministrinë e Energjetikës, Enea Karakaci garanton se qeveria ”Rama 3” i ka marrë masat që të mos mungojë energjia elektrike, paçka krizës energjetike globale.
“Është një krizë globale energjetike, që vjen nga taksat, ulja e prodhimit të energjisë nga era dhe kërkesa shumë e lartë për gaz natyror. Kjo çoi në krizë energjetike. Në Shqipëri, kemi pasur edhe pak reshje këtë vit. Situata është e vështirë, por nuk jemi fare në situatë paniku”.
Kur u pyet edhe sa ditë punë ka Fierza, Karakaci tha se niveli i Fierzës rritet e ulet në vite të caktuara.
”Në këto nivele, ku duket Kukësi i vjetër, ka qenë disa herë në histori. Nuk është folur për katastrofë. Po marrim të gjitha masat, për të ulur konsumin dhe ai do të vijë të ulet, pasi po hyjmë në muajt e ngrohtë. Që sot ka nisur ulja e konsumit, pasi është ngrohur koha. Nuk jemi aspak në prag kolapsi”,-tha në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

