Qeveria i kërkon ndihmë NATO-s, ende nuk ka marrë përgjigje
Pandemia e Covid-19 kërkon mjete mjekësore dhe jo vetëm. Shqipëria nuk i ka, ndaj dhe më 27 mars 2020 qeveria ”Rama 2” i ka kërkuar ndihmë NATO-s për pajisje mjekësore. Sipas interesimit të Report Tv, kjo kërkesë është duke u shqyrtuar dhe shumë shpejt do të ketë një përgjigje për shtetin shqiptar. Shqipëria nuk është i vetmi shtet që ka trokitur për ndihma në dyert e NATO-s. Bëhet fjalë për një numër të lartë kërkesash: Ministria e Mborjtjes dhe qeveria kërkojnë 800 respiratorë, 1.5 milionë maska, 300 mijë doreza, 200 mijë veshje për mjëket, 4 mijë maska oksigjeni dhe 700 monitorë. Deri më tani duket se qeveria ende nuk e ka marrë një përgjigje.