FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria miraton 300 kredi të buta për strehimin e punonjësve të administratës publike

Këshilli i Ministrave miraton kuotat për 300 kredi të buta për strehimin e punonjësve të administratës publike. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se qeveria vijon të zbatojë çdo vit politika mbështetëse për strehimin e kategorive të veçanta të administratës publike.

“Çdo vit kemi aplikuar politika për strehimin e disa kategorive të punonjësve dhe sot miratuam kuotat për 300 kredi të buta, të cilat do të jepen me normë interesi zero për kategori të caktuara të administratës publike”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja shton se ato janë ndarë në 70 kuota për punonjësit e Policisë së Shtetit; 20 kuota për punonjësit e Policisë së Burgjeve; 70 kuota për mësuesit; 70 kuota për mjekët dhe infermierët dhe 70 kuota për ushtarakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në total do të jepen 300 kredi të buta, ndërsa normat e interesit do të subvencionohen plotësisht nga buxheti i shtetit, duke bërë që përfituesit të marrin kredi me interes 0%”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?