Qeveria miraton strukturën e pagave për SHKB

Qeveria përcakton strukturën dhe nivelin e pagave për punonjësit e personelit operacional me grada, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme, paga bazë mujore për gradë, e përcaktuar është niveli i pagës së punonjësit operacional, në përputhje me gradën që ka fituar.

Shtesa për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi, e përcaktuar në kolonën 4, të lidhjes nr.1, jepet sipas funksioneve të përcaktuara në këtë lidhje.

Punonjësit operacionalë me grada, përfitojnë shtesë për vjetërsi, përfshirë dhe kohën e qëndrimit në gradë në institucionet që funksionojnë me sistemin me grada, në masën 1 % për çdo vit pune.

Masa e shtesës për vjetërsi plus pagën për gradë nuk duhet ta kalojë nivelin e pagës së gradës pasardhëse.  Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit pa grada dhe mbështetës janë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Kategoria e pagës për punonjësit e Shërbimit pa grada dhe mbështetës përcaktohet sipas kolonës 3, të lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Paga e grupit (paga për nivelin arsimor të kërkuar për vendin e punës) përcaktohet sipas kolonës 4, të lidhjes nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.   Vlera e pagës për çdo grup të diplomave të arsimit universitar është sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Punonjësi i personelit pa grada dhe mbështetës i Shërbimit përfiton shtesë për vjetërsi në punë në masën 2 %, për çdo vit, por jo më shumë se 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit.

Shtesa për natyrë të veçantë pune dhe shërbimi, për punonjësit pa grada dhe mbështetës të Shërbimit, përcaktohet sipas kolonës 7, të lidhjes nr.2, dhe aplikohet sipas funksioneve të përcaktuara në këtë lidhje. 

SHKARKO APP