Qeveria ndan fondet për zgjedhjet, milionat që përfitojnë partitë e regjistruara
Qeveria ka miratuar një projektvendim mbi fondin që do të përfitojnë partitë e regjistruara për zgjedhjet vendore te 30 qershorit.
Ky projektvendim parashikon një fond prej 65 milionë lekësh për partitë politike që janë regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” e drejtuar nga Partia Socialiste dhe 21 parti politike, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, si dhe parti të tjera që garojnë në një zonë elektorale.
Gjithsej në këto zgjedhje garojnë 42 parti politike, ndërsa PD dhe LSI janë përjashtuar nga ky projektvendim për faktin se ata kanë refuzuar të marrin pjesë.

KOHA JONË SONDAZH

