Qeveria ndryshon qëllimin e përdorimit të kamerave të trupit – Filmohen protestuesit para Kryeministrisë

Kur kanë kaluar vetëm 8 muaj nga prezantimi i projektit, Qeveria shqiptare ndërron destinacionin e përdorimit të kamerave të trupit të punonjësve të policisë së shtetit.

Kjo pasi projekti i kamerave të trupit është parashikuar për t’u përdorur në rastet e abuzivizmit dhe të korrupsionit të punonjësve të policisë ndaj qytetarëve dhe anasjelltas.

Por këto kamera u përdorën në protestën e sotme të shoqërisë civile kundër ligjit të importit të plehrave për të filmuar të gjithë protestuesit që ishin mbledhur para Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se cili do të jetë fati i këtyre filmimeve, nëse do të asgjësohen, apo do të përdoren politikisht nga drejtuesit e Policisë apo të Qeverisë, por ajo që është e rëndësishme është fakti se përdorimi i tyre në tubime i ndryshon destinacionin e projektit fillestar, të cilin Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri e lançuan në 2 shkurt të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa detaje të këtyre kamerave:

Regjistrojnë HD, kanë kënd shikimi të kamerës 110 dhe gjatë natës regjistrojnë me infrared.

kamerat-2

Gjithashtu, këto kamera fotografojnë si dhe janë lehtësisht të montueshme në trup, kraharor, sup apo rrip.

Ato monitorojnë dhe transmetojnë në kohë reale me GPS. Kamerat kanë mikrofon të inkorporuar për të regjistruar audion, si dhe kanë kapacitet të lartë të memories së brendshëm, 32 GB; deri në 50 sesione live në sallën e komandimit të videove; ka ekran në kamera për shfaqje video/foto. Një kamerë ka maksimumin tetë orë kohë për regjistrim (me cilësi të lartë); ka bateri të montueshme dhe të lëvizshme; ka bateri rezervë; buton emergjence SOS; shfaq datën dhe orën në regjistrimet e videove; ka mbrojtje dhe është rezistente nga uji, lagështira dhe moti; standardi për fortësinë e kamerës nga dëmtimet;

Prezantimi i projektit

Në ceremoninë e prezantimit të projektit për kamerat e trupit në policinë e shtetit të datës 2 shkurt të këtij viti, edhe kryeministri Rama edhe ministri Tahiri e cilësuan përdorimin e kamerave të trupit për punonjësit e sigurisë si një element që zhduk ryshfetin dhe korrupsionin.

????????????????????????????????????

“Çdo mundësi për ryshfet bëhet praktikisht e pamundur, sepse nuk ka asnjë mundësi që efektivi i policisë të fikë kamerën, të mbyllë syrin objektiv që mban mbi trup dhe të përfshihet në bashkëpunime me natyrë korruptive. E pra, ja ku është një provë kokëfortë dhe shumë domethënëse e asaj që kemi thënë dhe kemi përsëritur e do të përsërisim vazhdimisht, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit dhe për të luftuar korrupsionin, për të luftuar përhapjen e tij në formën e ryshfetit në territor ka vetëm një mënyrë për të siguruar qëndrueshmëri, ndërtimi i një sistemi të pakorruptueshëm nga njeriu dhe të një sistemi që faktikisht nuk e korrupton njeriun. Nuk janë zëvendësimet dhe ndëshkimet zgjidhja përfundimtare. Ato janë vetëm një pjesë e zgjidhjes. Zgjidhja përfundimtare është modernizimi i sistemit të funksionimit të marrëdhënieve mes publikut dhe shtetit në çdo sektor”- deklaroi Rama 8 muaj më parë.

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?