Qeveria në arbitrazh me Bankers, ankimohet vendimi

Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, pas një konsultimi të gjatë me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Avokaturën e Shtetit vendosi që të ankimojë vendimin e ekspertëve ndërkombëtarë në Gjykatën e Arbitrazhit lidhur me çështjen “Bankers”.

“AKBN beson se kjo çështje me një sensibilitet të lartë publik, ka patur vëmendjen e të gjithë aktorëve në këtë proces dhe si e tillë, do të ketë një gjykim të drejtë në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi jemi të bindur se elementët e gjetur në raportin auditit, të hedhur poshtë nga ekspertët janë të mjaftueshëm për këtë Gjykatë që t’i japë të drejtë shtetit shqiptar” thuhet në njoftimin e AKBN-se te postuar online dje.

Institucionet shqiptare pretendonin në fillim të vitit një shumë prej 65 milion dollarësh nga “Bankers Petrolium”, ku 57 ishin tatim-fitim që s’ishte paguar pasi bilancet deklaroheshin me humbje dhe pjesa tjetër gjoba.-Oranews.tv

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?