Qeveria nxjerrë nga hotelet të prekurit nga tërmetit

Rreth 4 mijë banorë të mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit nga 3 nëntori nuk do të strehohen më në hotele. Vendimi i qeverisë për të nxjerrë jashtë qytetarët e pastrehë është konfirmuar nga zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda. Zv.ministrja konfirmoi se nga 3 deri në pesë janar qytetarët duhet të largohen, pasi sipas saj hotelet duhet të përgatiten për sezonin e ri turistik. “Hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik”,- deklaroi zëvendësministrja për “News 24”. Banorët të Durrësit dhe Thumanës kanë paralajmëruar disa ditë më parë se qeveria ka planifikuar nxjerrjen e tyre nga hotelet, ndërkohë konfirmimi i zv.ministres thjesht ka vendosur një ultimatum.
Që banorët e prekur nga tërmeti nuk do jetonin përgjithnjë në ambientet e hoteleve ky është një fakt që dihej. Por shumicën e tyre ky vendim i ka gjetur të papërgatitur sepse u duhet që të gjejnë banesa me qera brenda pak ditëve dhe me çmime të papërballueshme. 4 mijë banorë vetëm në Durrës është një shifër tejet e madhe për t’u strehuar brenda pak ditëve në shtëpi me qera. Vet procesi i dhënies së shpërblimeve për qeratë është paksa kontradiktor me deklarimet që ka dhënë deri më sot qeveria. Kryeministri dhe ministrat deklarojnë se qerja do të përballohet në masën 100% nga shteti, por shifrat që ka dhënë deri më sot Këshilli i Ministrave nuk përputhen me realitetin. Mesatarisht qeveria paguan për apartamente 1+1, rreth 12 mijë lekë qera, për apartamentet 2+1 15 mijë lekë, ndërsa për apartamentet 3+1, 20 mijë e 400 lekë. Kjo mënyrë pagese është aplikuar në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Ndërkohë çmimet e banesave me qera nuk përkthen me vlerën që pretendon qeveria. Në Tiranë, çmimet janë shumë më të shtrenjta sesa bonuesi që jep qeveria. Në Durrës agjencitë imboliare deklarojnë se për shkak të tërmetit çmimet janë konvertuar nga lekë në euro. Një familje normale për një banesë 2+1 i dihen rreth 30 mijë apo 40 mijë lekë të reja në muaj, gjë që qeveria nuk ja garanton me bonusin e qerasë. Në Durrës problemi është dhe më emergjent, pasi të vetmet zona të lira me banesa janë ato afër plazhit. Por pikërisht në këtë zonë dëmet në banesa nga tërmeti janë më të mëdha dhe qytetarët nuk kanë siguri për jetën në shumë prej objekteve që mund të jenë të lira. Kriza e tërmetit u ka hapur udhën dhe shumë spekulantëve, të cilat në tragjedi të tilla zgjedhin të shtojnë fitimet duke shtrenjtuar çmimet.

SHKARKO APP