Qeveria Rama publikon projekt-buxhetin për vitin 2024. Janë 7 miliardë lekë për rindërtimin

Qeveria ”Rama 3” ka publikuar projekt-buxhetin për vitin 2024. 7.7 miliardë lekë shkojnë për bonusin dhe për indeksimin e pensioneve. Të parashikuara në buxhet janë 7 miliardë lekë për programin e rindërtimit. “Paketa Fiskale, indeksohet çdo dy vjet akciza për karburantet dhe prodhimet e tjera, përveç duhanit. Indeksimi në bazë të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i, por jo më shumë se 1.5%. Përjashtohen nga pagesa e TVSH në import kafshët racëpastër për riprodhim”.

SHKARKO APP