FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria shpall pasuri kulturore qendrën historike të Dhërmiut

Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar vendimin për deklarimin si pasuri kulturore të paluajtshme të “Qendrës Historike” të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar njëkohësisht edhe zonën mbrojtëse të saj, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Vendimi është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Gjithashtu qeveria ka miratuar planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e “Qendrës Historike” të Dhërmiut dhe zonës mbrojtëse, i cili do të shërbejë si dokumenti bazë për menaxhimin e kësaj pasurie kulturore.

Vendimi parashikon gjithashtu që Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e “Qendrës Historike” dhe të zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të bëjë regjistrimin e tij sipas legjislacionit në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?