Qeveria shqiptare, marrëveshje të re me “Shell”-in, Balluku: Kontratë e reformuar për bllokun 2 dhe 3

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen e re me kompaninë Shell, duke shtuar elementet e sigurisë së investimeve por edhe përfitimet që do të ketë pala shqiptare. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se investimet private në kërkim dhe zbulim nafte në vend arrijnë në 1.5 miliard dollarë ku kompania Shell ka 1/3 e tyre.

“Prezenca dhe aktiviteti i Shell në Shqipëri është shprehje e cilësisë dhe e standarteve më të larta si dhe garanci për zhvillimin e sigurtë të industrisë së naftës në zonat naftëmbajtëse. Shpreh bindjen se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një tjetër arritje e rëndësishme në drejtim të rritjes dhe modernizmit të sektorit të hidrokarbureve. Kontrata e reformuar për bllokun 2 dhe 3 krijon elemente garancie për të përthithur më shumë investime të huaja” tha Balluku.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë evidentoi se marrëveshja e re mundëson përfitime më të shumta për shtetin shqiptar si në aspektin e taksave e tatimeve ashtu edhe për punësimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zotohemi të japim një kontribut për Shqipërinë përmes tatimeve e taksave por edhe përmes prokurimit të mallrave e shërbimeve si dhe punësimit dhe individëve lokalë. Për nga vetë natyra, projektet kërkojnë kohë dhe jemi në fazë vlerësimi, e kjo do të thotë se kemi ende shpime dhe testime pusesh para se të hyjmë në një prodhim komercial të mundshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo kontratë bën të sigurtë përfitimet e palës shqiptare që në fuçinë e parë të naftës që do të prodhohet dhe kjo qartëson edhe një serë çështjesh proceduriale dhe shpie në investime më të sigurta në të ardhmen” tha përfaqësi i kompanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?