Qeveria miraton vendimin: Qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë në 11 maj

Qeveria shqiptare miratuar vendimin që lejon qytetarët me dokumente të skaduara të votojnë në zgjedhjet e 11 majit

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Vendimin e bëri publik ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Ky vendim do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese. Të gjithë shtetasit do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në platformën elektronike“, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?