Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Spiten të Lezhës. Ministria hesht.

U fol shumë se Lezha ishte më e përmbytura e kësaj radhe nga reshjet e dendura. Shkoi ministri i bujqesise Panariti, deputetë, zyrtarë,etj.  Shikuan, dolen ne televizor, thane se po “bëjmë namin” dhe ikën. Uji mbeti po aty , mbi tokat bujqësore dhe shumë shtëpi buzë ujit.

spiten2Sot kur shtabi i emergjencës thotë se gjithçka nën kontroll, pikërisht në fshatin Spiten,  por edhe në fshatin Tresh në Lezhë uji nuk ka levizur. Aty mbreteron duke shkatërruar gjithçka nga të mbjellat e vjeshtës dhe ato dimerore të zones në fjalë. Vijnë e shkojnë pushtetarë, porse  fshati  jeton nën ujë.

Hidrovori i Tales në Lezhë nuk punon, pasi nëse do të ishte në efiçensë të plotë do të tërhiqej uji në Spiten. OSHEE herë i jep drita hidrovorit, e shumëherë jo.
Kështu ndodh edhe me banorët e fshatit Spiten që herë vot0jnë PD që të mos kenë përmbytje e prapë nën ujë mbeten te mbjellat e tyre. Votojnë PS-në dhe e njëjta gjë përsëritet. Marrin votat e ikin, partitë. Kurse uji mbetet në tokat e fshatit , duke  rrënuar gjithë punën e tyre.

Në Tiranë ministria e bujqësisë thotë se “gjithçka nën kontroll!”. Në fakt uji kontrollon gjithçka.

SHKARKO APP