Qindra mjete dhe ushtarake maqedonase vendosen në kufirin me Kosovën

 

Forca të shumta policore po vazhdojnë të stacionohen në rajonin e Karadakut të Likovës pranë brezit kufitar me Kosovën.

Një konvoj policor i përbërë nga “xhipa” dhe mjete te blindura ka lëvizur drejt rajonit te Likovës. Fotografia është bë në afërsi të fshatit Sllupçan, deri sa konvoji ka lëvizur në drejtim të fshatit Likovë, prej nga shkohet deri në fshatin Goshincë, informon INA. 

Policët kanë shqetësuar banorët e fshatit Likovë, ku me një shpejtësi të madhe për pak sa nuk ka ardhur deri te një aksident me fëmijë në rrugë.

Forca të mëdha policore po vazhdojnë të stacionohen në rajonin e Karadakut të Likovës, pas incidentit të orëve të para mëngjesit. 

Konvoje policore të njësive speciale kanë lëvizur në drejtim të Malësisë së Karadakut, në drejtim të fshatit Goshincë dhe përreth rripit kufitar me Kosovën. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi sot në konferencën për mediat se njësitet policore kanë shtuar masat e sigurisë dhe se po vazhdon operacioni në kërkim të rrëmbyesve të armatosur që ndërhynë sot në orët e para të mëngjesit në postën policore kufitare në fshatin Goshincë. 

Përveç njësiteve policore, në këtë zonë janë edhe ekipe të OSBE dhe se ato po ndjekin situatën në terren.  Njësitet policore megjithatë nuk kanë lejuar ekipet e gazetarëve  që kanë tentuar të udhëtojnë drejt postës policore kufitare, aty ku siç thuhet 40 pjesëtarë të armatosur kanë ndërhyrë dhe kanë rrëmbyer katër policët e ndërrimit të natës, të cilët më pas janë lënë të lirë. Banorët kanë theksuar se janë të shqetësuar për praninë e shtuar policore dhe kalimet e shpeshta të mjeteve transportuese në këtë zonë

SHKARKO APP