Qindra myslimanë djegin shtëpitë e të krishterëve

Një turmë prej 300 të fortësh, myslimanë sipas raportimit të mediave, kanë djegur një grup të shtëpive të krishtera në Egjipt, sepse ata dëshironin që të ndërtonin një kishë të re në tokën e tyre. Kjo ka mjaftuar që në sipërfaqe, të dalë urretja e fshehtë.

Sulmi horror, është parë në të paktën katër shtëpi të krishtera. Një ngjarje e ndodhur në fshatin ”Kom el Loofy Samalout”, në Egjipt. Sherri ka ndodhur pavarësisht se pronari i tokës, Coptic Ashraf Khalaaf, kishte nënshkruar një dokument ku kishte premtuar se nuk do të përdorte pronën e tij si një vend adhurimi.

Kjo tokë i përket një familje orientale ortodokse, e përbërë nga shumica e të krishterëve në Egjipt dhe në verilindje të Afrikës. Ata janë të përndjekur nga myslimanët, sidomos me rritjen e Shtetit Islamik (ISIS) gjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kiri Kankhwende, zëdhënës i të krishterëve tha: “Djegia e shtëpive në Kom El Loofy nënvizon edhe një herë nevojën urgjente për Dhomën e Përfaqësuesve të Egjiptit për të miratuar një ligj që rregullon ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të adhurimit në mënyrë që të garantohet e drejta e të krishterëve për të adhuruar në bashkësi me të tjerët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë në qershor, një turmë e zemëruar myslimanësh shkatërruar dhjetëra shtëpi të krishterëve dhe pronat në fshatin egjiptian Al-Beida pas idesë se aty do të shndërrohet në një kishë.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?