Qindra njerëz mblidhen në Ankara, festojnë dështimin e puçit
Para parlamentit turk në Ankara, janë mbledhur qindra njerëz duke valëvitur flamujt kombëtar të Turqisë. Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një fjalim të mbajtur në adresimin ndaj qytetarëve, për herë të dytë u bëri thirrje të gjithëve që të mbajnë “kujdestari demokracie” në Sheshin Kizila, raporton edhe AA.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık deklaroi se: “Tani nuk ka asnjë vend jashtë kontrollit tonë. Për momentin grushti është parandaluar. Por ende është herët që të themi se ‘rreziku për grusht shteti ka kaluar tërësisht’”.
Gjithashtu, raportohet se ka përfunduar operacioni kundër grusht shtetit në Bazën e Katërt Ajrore Akinci. Në këtë operacion janë dorëzuar një grup prej 67 personash.

KOHA JONË SONDAZH

