Qytetarët protestë në Tiranë: Të mos lejohen ndërtime që cenojnë zonat e mbrojtura

Qytetarë të shumtë janë organizuar pasditen e sotme teksa protestojnë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura.
Fillimisht tubimi nisi para Ministrisë së Brendshme.
Pas Ministrisë së Brendshme, qytetarët janë zhvendosur te Kryeministria.
“Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëria nuk shitet”, “Duam dorëheqje”, kanë qenë këto thirrjet e qytetarëve në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura.
Qytetarët kanë mbushur sheshin, ndërsa bëjnë thirrje që të mos lejohen ndërtime që cënojnë zonat e mbrojtura.
‘Anuloni projektin”, kanë qenë gjithashtu thirrjet e qytetarëve.
Protesta është organizuar në lidhje me ngjarjen në Zvërnec, kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur, ndërsa protesuesit theksojnë se mbrojnë pronën e tyre.
Në protestë është bërë thirrje për reagim dhe mbështetje. Ndërsa kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Të shumtë janë qytetarët që i janë bashkuar protestës së thirrur këtë të diel në Tiranë. Protesta është organizuar përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme.
“Nuk shitet,”, “turp”, janë thirrjet e qytetarëve.
Banorëve të Zvërnecit i janë bashkuar edhe banorë të Rrjollit të cilët gjithashtu prej kohësh janë protestë.
KOHA JONË SONDAZH

