Qingji dhuratë nga Kryeministri Rama, ja sa litra qumësht bën sot (Video)

Fundi i vitit 2016, e gjen Bishanin ndryshe! Jo vetëm fermeri Mentor Resulaj por e gjithë zona e Levanit, Bishani dhe Boçova, sot frymojnë ndryshe. Qingji i famshëm sot është dash dhe është pagëzuar “përçorri i Rilindjes”, por kjo nuk është gjurma e vetme ku ka vënë dorë shteti.

Resulaj, blegtor: Ky është një nga qengjat që paraqiti kryeministri. Tani është rritur.

Mentori tregon se delet e qengjat që dha Kryeministri Rama dolën të mbara, edhe prodhimi i qumështit gjithashtu. Ata janë lidhur me baxho të zonës ku dërgojnë dhe shesin çdo ditë qumështin e të imtave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Resulaj, blegtor: Për momentin janë 500 krerë dele. Kur fillon sezoni i qumështit, tek 250 litra./Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_cV7c1i5vqY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?