
Shembulli i Serbisë u bë pjesë e përplasjes mes Belind Këlliçit dhe Migen Qiraxhiut, teksa diskutonin për rrugën që duhet të ndjekë opozita shqiptare për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Këlliçi paralajmëroi për rrezikun e fragmentimit të opozitës, duke përmendur modelin serb dhe duke pretenduar se synohet krijimi i disa partive të vogla.
“Këtë e bën Sorosi për të fraksionuar opozitën, për ta bërë me 8 parti si në Serbi”, deklaroi nënkryetari i PD-së.
Por Qiraxhi solli një tjetër këndvështrim për zhvillimet në Serbi, duke theksuar se atje partitë opozitare u tërhoqën për t’u lënë hapësirë studentëve.
“Në Serbi opozita i la krahun studentëve dhe nuk kandidoi në zgjedhje”, tha aktivisti.
Referimi ndaj Serbisë solli në qendër të debatit një çështje thelbësore: raportin mes partive politike, lëvizjeve studentore dhe protestave qytetare, si dhe hapësirën që duhet t’u jepet aktorëve jashtë strukturave tradicionale të opozitës.