”Qofsh i parajsës vëlla”, Kryemadhi jep lajmin e trishtë: Humori yt i jepte forcë argumentit tënd
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi sot është në zi, pasi i ka dhënë lamtumirën një miku të ngushtë. Lajmin e trishtë, Kryemadhi e ka ndarë në Facebook. ”Humori yt i jepte akoma më shumë forcë argumentit tënd, e bënte atë solid ashtu siç ishe Ti Arben Xhafa nga Fushë Kruja dhe shoku, vëllai i mirë në çdo moment. Qofsh i parajsës vëlla”,-shkruan deputetja e PL-së.
Postimi i plotë
Jeta është shumë e padrejtë këtu poshtë tek të vdekshmit Beni. Largimi yt para kohe e bën atë akoma më të padrejtë. Në memoriet tona nga 1991 e deri më sot ti do të jesh Beni i qeshur, i vërteti, i drejti ku humori yt i jepte akoma më shumë forcë argumentit tënd, e bënte atë solid ashtu siç ishe Ti Arben Xhafa nga Fushë Kruja dhe shoku, vëllai i mire në çdo moment. Qofsh i parajsës vëlla.