“Qofsh mallkuar, kovid-kolerë”, mjekja bën shkrimin drithërues për 29-vjeçarin që u vetëvra tek “Shefqet Ndroqi”

Mëngjesin e së enjtes një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit Shefqet Ndroqi. I riu Xhino Koca ishte i shtruar prej 4 ditësh në spital dhe sipas stafit të “Shefqet Ndroqi”, ai po kurohej nga koronavirusi dhe gjendja e tij ishte stabilizuar. Shkak i vetëflijimit të tij mund të jetë bërë gjendja psikologjike e rënduar e 29-vjeçarit.

Nëna e 29-vjeçarit është një stiliste mjaft e njohur në Durrës Lira Koca. Këtë e ka zbuluar mjekja Lida Shosha, e cila është një mikeshe shumë e afërt me të. Përmes një postimi ajo shprehet e tronditur për vdekjen e Xhinos në lule të rinisë.

Shënimi i plotë: 

“Nuk kam fjale ngushellimi, per ty, e dashura, e embla, e hareshmja, e gezuara, njeriu me i bukur qe njoh ne ket dynja, Lira Koca Buda, per kete tragjedi te kobshme. Ketu, Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e ze loti i shpirtit. Largimi i Xhinos ne lule te jetes, i engjellit tend te bukur, na ka trondit pa mase. Te Zotit jemi, tek ai do shkojme.

Por Zoti im, kaq shume e deshe kete engjell , qe e shkepute nga duart e nenes qe e riti me shume dashuri birin e saj? Kush do e puthe ne mengjes, kush do i uroje naten e mire, off medet kjo jete e padrejte, qofsh mallkuar, kovid-kolere.

O Zot, jepu force ta perballojne ket dhimbje, tragjike te madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino engjelli ne zemren tende perjete”.

SHKARKO APP