QSUT partneritet me spitalin izraelit, Kryeminstri: Izraeli po kthen borxhin moral për atë që…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishin në Spitalin Onkologjik, QSUT, për të shpallur hapjen e një kapitulli të ri në shërbimin publik shëndetësor, në bashkëpunim me kompaninë izraelite “Sheba Medical Center”.
Gjatë fjalës së tij, Rama pohoi se kjo është një ndihmë dhe një borxh moral, që Izraeli po i kthen popullit shqiptar për kontributin që dhanë ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“…Për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar një borxh moral, për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një partneritet, nga i cili kemi oportunitetin që të mësojmë, dhe t’i japim jo vetëm shqiptarëve, por në gjithë rajonit mundësinë e një realiteti të shërbimit shëndetësor publik, me vërtet ekselent. Ky është një bashkadministrim, për të krijuar mundësinë që ne pas pesë vitesh ta krijojmë këtu kulturën e menaxhimit të një kompleksi spitalor. Një pjesë e mjekëve që punojnë në Tel Aviv do të jenë në spitalin onkologjik. Me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një nga qendrat më të shquara të ekselencës në botë, spitalin prestigjoz të izraelit i cili është i rankuar i 9-i në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës, jam shumë opitimist. ky nuk është një partneritet formal apo shkëmbim rastësor eksperience por aleancë”, tha Rama.