FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Quajti Luan Baçin ”të pabesë”, deputeti Korreshi: I qëndroj, por jo prej fotos me vra*ësin

Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshi sqaron pozicionin e tij në lidhje me deklaratat e Luan Baçit një ditë më parë për vrasësin Azgan Mërnica, ende në kërkim, për të cilin tha se nuk është bërë pishman që ka bërë foto me të tre vite më parë.

”Absolutisht i qëndroj deklaratave të tij mund të jem dhe unë. Nuk jemi orakull. Në takimet me 2 mijë veta nuk e dimë se realisht pas 2 vjetësh do vrasi. Nga portalet e shumta është lidhur zoti Baçi me vrasësin, ai ka sqaruar pozicionin e vet. Ai e ka për gjithë farefisin. Është fisi i madh në Fier. Nuk e di në cilin familje përkiste. Historikisht ka qenë demokrat”,-tha në ”Report Tv”.

Sa për komentet në media që ka dalë se Korreshi e ka quajtur kolegun Baçin si të pabesë, Korreshi thotë se kjo është në pjesën personale dhe nuk ka nevojë ta komentoj. ”Ata e sqaruan versionin e tyre. Ato që nxjerr i nxjerr dhe nuk ka nevojë ti komentoj. Nuk ka lidhje me fotografinë është në pjesën time personale”, shton ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?