Qytet Studenti, një nga qendrat e Tiranës policentrike

Turi i prezantimit publik të draftit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës këtë fundjavë është ndalur në Qytetin Studenti. Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, i shoqëruar nga deputeti Bensik Baraj dhe kryetari i Njësisë Administrative, Elez Gjozaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës ku ka paraqitur disa nga idetë e përgjithshme që ky draft-Plan parashikon për gjithë qytetin e Tiranës, ku natyrisht “Qyteti Studenti” propozohet të jetë një nga 5 qendrat e Tiranës policentrike.

Këtë fakt e bënë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, I cili gjithashtu ka postuar edhe një album me foto nga kjo dëgjesë.  “Gjatë fundjavës u prezantua Plani i Përgjithshëm Vendor, i cili e transformon Qytetin Studenti në një qendër të re të Tiranës policentrike. Jemi në javën e fundit të vitit të parë. Arbjan Mazniku dhe Elez Gjoza te Njësia nr.2 për Tirana030”, shkruan Veliaj në facebook. Projekti i Planit të Përgjithshëm Vendor parashikon ndër të tjera krijimin e një pylli orbital me rreth 2 milionë pemë, si krijimin e dy unazave vetëm për transport publik, këmbësorët dhe biçikletat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?