Qytetarët dalin në protestë kundër terminalit të ri të autobusëve në Sarandë: Më shumë kosto dhe vështirësi

Terminali i ri i transportit në Sarandë është kthyer në shqetësim për qytetarët vetëm pak javë pas nisjes së funksionimit. Dhjetëra banorë, mes tyre të moshuar, shoferë dhe udhëtarë nga Delvina, Finiqi e Konispoli, protestuan para bashkisë kundër zhvendosjes së autobusëve rreth 1.5 kilometra larg qendrës.

Protestuesit thonë se mungesa e një transporti urban të shpeshtë i detyron udhëtarët të paguajnë më shumë dhe krijon vështirësi, veçanërisht për të moshuarit që vijnë në Sarandë për shërbime shëndetësore.

Një tjetër kërkesë lidhet me linjën Delvinë–Sarandë, për të cilën banorët kërkojnë trajtim si linjë urbane. Sipas tyre, rreth 350 banorë kanë firmosur një peticion kundër situatës së krijuar. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për një zgjidhje që të garantojë transport më të shpeshtë dhe më të përballueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?